Vlerësimi i shërbimeve publike të Edukimit dhe Kujdesit të Fëmijëve në Moshën e Hershme

Vendi: 
Shqipëri
Kategoria: 
Zhvillim Social
Data e fillimit: 
Maj 2024
Data e përfundimit: 
Shkurt 2025
Agjencia e donatorëve: 
World Bank
Partneri kryesor: 
Europartners
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Ky vlerësim është pjesë e Rishikimit të Financave Publike (RFP) të Shqipërisë.  Qëllimi i RFP është të informojë kuadrin e politikës fiskale afatmesme të Shqipërisë për të ndihmuar në krijimin e hapësirës fiskale, duke forcuar mobilizimin e të ardhurave vendase, duke rritur efikasitetin e shpenzimeve publike dhe duke menaxhuar në mënyrë të duhur rreziqet e lidhura me ndryshimet demografike dhe ato klimatike. Gjetjet e këtij diagnostikimi do të informojnë opsionet e reformave për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të Edukimit dhe Kujdesit të Fëmijëve në Moshën e Hershme (EKFMH) dhe, më gjerësisht, do të shërbejnë si një pilotim për një qasje transformuese ndaj decentralizimit në Shqipëri.

Objektivat e projetit:

Studimi do të fokusohet në disa komponente kyçe të ofrimit të shërbimeve të Edukimit dhe Kujdesit të Fëmijëve në Moshën e Hershme (EKFMH): (1) kërkesa dhe ofrimi i shërbimeve, dhe standardet bazë të cilësisë; (2) funksionet e deleguara dhe përgjegjësitë e lidhura/standardet e performancës; (3) kostosja e atyre funksioneve/përgjegjësive; (4) burimet e financimit për të përmbushur ato funksione/nevojat; (5) proceset e menaxhimit financiar/kapaciteti i lidhur me ato funksione. Studimi do të identifikojë boshllëqe në politikë, financim dhe kapacitete dhe do të propozojë reforma për të përmirësuar ofrimin e EKFMH (6).