Rreth Nesh

EuroPartners Development (EPD) eshte nje organizate me baze ne Shqiperi, qe ka si mision te coje me perpara shoqerine shqiptare drejt nje ndryshimi kulturor dhe institucional ne funksion te Integrimit Evropian – duke siguruar mbeshtetje te ekspertizes per te ngritur kapacitetet, informuar, edukuar dhe inkurajuar institucionet publike dhe jopublike dhe komuniteti ne teresi per nje pjesemarrje aktive ne demokratizimin dhe proceset e reformat e zhvillimit socio-ekonomik.

EuroPartners Development eshte shnderruar me kalimin e viteve ne nje organizate qe fron sherbim professional me ekspertize te forte ne fushen e ngritjes se kapaciteteve institucionale per institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare, reformat lidhur me Integrimin Evropian, zhvillimin ekonomik dhe rajonal, sherbimin civil, financat publike dhe disiplinat buxhetore.

Ekipi i EuroPartners Development, sot eshte nje lider ne ofrimin e sherbimeve cilesore, duke perdorur njohurite dhe pervojen e gjere te operacioneve te sektorit publik, ciklin efektiv te projektit dhe praktikat e menaxhimit te ndryshimit, dhe qe merret me ceshtje ekonomike, te zhvillimit institucional, qeverisjen e mire dhe ceshtjet e politikave sektoriale. Ne ofrojme zgjidhje inovative dhe te personalizuara per te arritur rezultate te qendrueshme te cilesise me te larte, duke demonstruar keshtu perkushtimin e ekipit tone per performancen.

Themeluesit e EuroPartners Development, personeli, stafi i brendshem dhe bashkepunetoret kane pervoje te konsiderueshme ne projektet e asistences teknike ne Shqiperi, pjesen tjeter te Ballkanit Perendimor, por gjithashtu dhe ne mbare boten per ekonomite e zhvilluara dhe ne zhvillim.

Vizioni & Vlerat
 
Organizata jone percepton zhvillimin e Shqiperise si nje vend qe shfaq interes ne rritjen pertej kufijve dhe perfshin edukimin e gjeneratave te ardhshme. Kjo kerkon mbeshtetjen e agjencive nderkombetare per zhvillim, organizatave joqeveritare dhe qytetareve. EPD beson se zhvillimi eshte nje proces I vazhdueshem mesimor i bashkepunimit ndermjet paleve te interesuara qe kontribuojne drejt qellimeve te perbashketa. Organizata e sheh veten si nje organizate edukuese qe do te vazhdoje te perfshihet dhe rritet ne pergjigje te ndryshimeve ne mjedis qe ndikojne zhvillimin ne Shqiperi dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor. Ne te njejten kohe, EPD eshte e perkushtuar per te siguruar ekspertize dhe pervoje lokale per partneret nderkombetare per te arritur rezultatet me te mira te mundshme te projektit.
 
Kultura Jone
 
EPD zotohet ndaj parimeve me te larta te etikes, paanshmerise dhe ofrimit te sherbimeve me te mira dhe cilesore. Ne kemi ndertuar dhe i kushtojme vemendje ruajtjes se nje kulture ekipi qe promovon shpirtin e skuadres ne organizaten tone dhe ne te gjithe ekipet e projektit. Ne respektojme vlerat etike, kultivojme komunikim pozitiv dhe konstruktiv dhe po krijojme prosperitet afatgjate per anetaret tane te skuadres dhe organizaten tone. Ne ofrojme nje mjedis ambicioz dhe sfidues per anetaret tane qe rrit angazhimin e tyre ndaj organizates, partnereve dhe standardeve tona te cilesise. 
 
Ekspertiza
 
Eksperienca e EuroPartners Development mbulon nje game te gjere ne fushat e:
  • Demokratizimi dhe Zhvillimi i Shoqerise Civile
  • Reforma e Administrates Publike
  • Zhvillimi Ekonomik dhe Rajonal
  • Iniciativat kunder Korrupsionit
  • Financat Publike
  • Zhvillimi Lokal dhe Decentralizimi
  • Koordinimi I Ndihmes
  • Bashkepunimi nder-kufitar
  • Zhvillimi Social / Varferia
  • Vleresimi dhe impakti
  • Trajnime mbi Menaxhimin
  • Asistenca per te zhvilluar projekt propozime per financimet nga donatoret
Ne kemi gjithashtu akses te plote ndaj ekspertizes se kualifikuar nderkombetare nepermjet rrjetit tone te partnereve nderkombetare.
 
Strategjia e Partneritetit
 
Per realizimin e punes tone, ne bashkepunojme me partnere te ndryshem ne Shqiperi dhe shtete te tjera. Ne synojme te zgjerojme gamen tone te rrjetit te bashkepunimeve brenda Shqiperise dhe jashte saj. Ne kontaktojme njerezit me me eksperience dhe me te mire per t’iu bashkuar ekipit tone per sa kohe duhen per projektin. Ne mirembajme rrjetin e eksperteve shqiptare ne shume fusha dhe dispilina kerkimore. Ne gjithashtu kemi ftesa nga organizata te tjera per te qene pjese e ekipeve te tyre deri ne perfundimin e projektit. Gjate angazhimit me projektet, ne perpiqemi te krijojme nje bashkepunim te suksesshem me partnere vendas dhe te huaj – ne perputhje me Agjencite Ekzekutive dhe Donatoret. Stafi dhe anetaret e organizates kane nje pervoje mbi nje dekade ne fushen e zhvillimit ne Shqiperi dhe shtetet e tjera, pasi kane punuar ne projekte te financuara nga Komisioni Evropian, Banka Boterore, UNDP, DFID, Sida, Fondacioni SOROS, AECID etj.