Rishikimi i vlerësimeve të boshllëqeve ligjore (LGA) dhe mbështetje në përgatitjen e pozitave të ngociatave për klasterin e tregut të brendshëm dhe kapitullin 20 të aquis (Faza 2)
Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë dhe të forcojë Institucionet Shqiptare dhe Grupet Ndërinstitucionale të Punës (IIWGs) që merren me kriteret ekonomike të Klasterit 2 dhe Kapitullit 20 të Klasterit 3, për të përforcuar gatishmërinë e Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit në BE dhe proceset e negociatave për anëtarësim.
Objektivat specifike janë:
Mbështetje për Institucionet Shqiptare dhe IIWGs në rishikimin dhe përditësimin e Vlerësimit të Boshllëqeve Ligjore dhe Vlerësimit të Boshllëqeve Institucionale dhe Administrative për bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë me BE për Klasterin e Tregut të Brendshëm dhe Kapitullin 20 " Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”
1.Mbështetje për institucionet shqiptare dhe IIWGs në përgatitjen e pozitave të negociatave për kapitujt e Bisedimeve të Klasterit të Tregut të Brendshëm dhe Kapitullin 20.
Projekti mbështet aktivitetet e mëposhtme:
- Hulumtim gjithëpërfshirës, duke analizuar LGA-të dhe IAGA-të ekzistuese për kapitujt 1, 2, 3, 4, 6, 7, 8, 9, 20 dhe 28 të akisit dhe identifikimin e boshllëqeve.
- Sigurimi i ekspertizës teknike dhe përditësimi i LGA/IAGA, duke garantuar përputhjen me standardet e BE dhe informimin për kërkesat e nevojshme.
- Sigurimi i cilësisë, si në përmbajtje ashtu edhe në format e fundit të LGA/IAGA dhe rekomandimet për përmirësime të mëtejshme.
- Sigurimi i ekspertizës teknike për rishikimin dhe përmirësimin e pozitave të negociatave në të gjithë kapitujt e Klasterit të Tregut të Brendshëm 2 dhe Kapitullin 20, duke identifikuar fushat që kanë nevojë për përmirësim bazuar në njohurinë e kuadrit rregullator dhe institucional shqiptar dhe nivelin e përafrimit me acquis.
- Ngritja e kapaciteteve dhe mentorimi i IIWG-ve për përgatitjen e pozitave të negociatave, duke përfshirë këshilla për periudhat tranzitore, derogimet dhe komponentët tjera të rëndësishme, si dhe këshillimi për burimet e besueshme të informacionit në lidhje me mbylljen e boshlleqeve informative.
- Mbështetja dhe ofrimi i ekspertizës teknike gjatë seancave të tryezave konsultuese rreth Pozitave të Rëndësishme të Negociatave, duke sjellë përvojën dhe perspektivat nga vende të tjera.