Asistenca Teknike ne mbikeqyrjen efektive te tregut ne perputhje me zonen e BE-se

Vendi: 
Albania
Kategoria: 
Zhvillimi Ekonomik dhe Rajonal
Data e fillimit: 
10-09-2018
Data e përfundimit: 
10-03-2020
Agjencia e donatorëve: 
EU
Partnerë: 
IBF International Consulting, Slovenian Institute of Quality and Metrology, EuroPartners Development Consulting
Partneri kryesor: 
Humelica Consulting International
Staf: 
12
Përshkrimi i detajuar i projektit: 
Objektivi i pergjithshem i projektit eshte qe te permiresoje nivelin e sigurise se qytetareve shqiptare dhe te krijoje nje mjedis te pershtatshem per bizneset qe te permiresojne performancen e tyre dhe te behen me konkurrues ne tregun e brendshem duke zbatur si duhet legjislacionin perkates.
Qellimi
Qellimi I kesaj kontrate eshte te nxise forcimin e kapaciteteve institucionale te autoriteteve mbikeqyrese te tregut ne menyre qe te mundesojne nje mbikeqyrje efektive te tregut ne perputhje me kerkesat e komunitetit.
Rezultatet qe duhet te arrihen nga Kontraktori
Rezultati 1: Rritja e kapaciteteve te menaxhimit strategjik dhe operacional te inspektoriatit te mbikeqyrjes se tregut per te realizuar aktivitetet e tij sipas praktikave me te mira dhe kerkesave te komunitetit.
Rezultati 2: Trajnimi i inspektoreve qe mbulojne ceshtjet e prones intelektuale per te zbatuar aktivitetet sipas praktikave me te mira te BE-se.
Rezultati 3: Strukturat rregullatore per te miratuar dhe perditesuar legjislacionin kombetar sipas zhvillimeve ne BE per kapitullin 1 te komunitetit per njohjen me procedurat dhe kerkesat e nenshkrimit te Marreveshjes mbi Vleresimin e Konformitetit dhe Pranimit te Produkteve Industriale.
Rezultati 4: Hartimi i specifikimeve Teknike dhe zhvillimi i rrjetit te te dhenave per te sherbyer si nje qender dhe kujtese per te gjitha aktivitetet e sistemit mbikeqyres te tregut.
Rezultati 5: Ndergjegjesimi i operatoreve ekonomike dhe konsumatoreve mbi legjislacionin perkates dhe rritja e strukturave administrative.