YouThrive: Fuqizimi i të Rinjve të Lezhës për Tregun Digjital të Punës
Objektivi i përgjithshëm: Projekti synon të fuqizojë të rinjtë në Bashkinë Lezhë duke forcuar rolin e tyre në zhvillimin lokal përmes trajnimeve praktike në aftësi digjitale, mbështetjes për zhvillimin e karrierës dhe orientimit drejt freelancing. Duke i pajisur ata me mjete të përshtatshme për tregun e sotëm të punës, projekti do t’i ndihmojë të rinjtë të kenë akses në mundësi të qëndrueshme ekonomike dhe të marrin pjesë aktive në rritjen sociale dhe ekonomike të komuniteteve të tyre. Objektivat specifikë:OS1 - Të trajnojë dhe pajisë 60 të rinj (të moshës 15-29 vjeç) nga Bashkia Lezhë, ku të paktën 50% janë vajza dhe 30% nga zonat rurale dhe grupet e disavantazhuara, me aftësi praktike në marketing digjital, freelancing dhe zhvillim karriere, duke rezultuar që të paktën 50 të rinj të përfundojnë me sukses ciklet e trajnimit dhe mentorimit dhe të krijojnë CV gati për tregun e punës, profile profesionale në LinkedIn dhe profile aktive në platformat e freelancing.OS2 - Të lehtësojë integrimin ekonomik dhe profesional të të rinjve në nivel lokal, duke lidhur të paktën 30 pjesëmarrës të trajnuar me biznese dhe organizata lokale përmes aktiviteteve të matchmaking-ut dhe mentorimit.Shërbimet përfshijnë projektimin, zbatimin dhe ofrimin e një programi të integruar për punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive digjitale, duke kombinuar informimin dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve, trajnime të strukturuara online, mentorim dhe orientim për tregun e punës. Ndërhyrja synoi të pajisë të rinjtë me aftësi digjitale, freelancing dhe aftësi ndërsektoriale të përshtatshme për tregun, duke forcuar njëkohësisht përgatitjen e tyre për karrierë dhe lidhjet me bizneset dhe organizatat lokale. Konkretisht, rezultatet e projektit janë: Hartimin dhe zbatimin e një fushate online për informimin dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve
- Zhvillimin dhe ofrimin e kurrikulave të trajnimit online dhe materialeve mësimore
- Organizimin dhe lehtësimin e një eventi prezantues dhe orientues të projektit
- Zhvillimin e trajnimeve mbi Social Media Management dhe Content Creation
- Zhvillimin e trajnimeve mbi përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) dhe produktivitetin digjital
- Zhvillimin e trajnimeve mbi platformat online të freelancing dhe aftësitë e buta ndërsektoriale
- Zhvillimi i cikleve të mentorimit për zhvillimin e CV-ve dhe orientimin drejt mundësive evropiane të zhvillimit të karrierës
- Organizimin e një eventi matchmaking me biznese dhe organizata lokale