Vlerësimi i Shpenzimeve Publike dhe Llogaridhënies Financiare (PEFA)
Vendi:
Shqipëri
Kategoria:
Qeverisje e Mirë
Zhvillimi Ekonomik dhe Rajonal
Data e fillimit:
04/2024
Data e përfundimit:
06/2025
Agjencia e donatorëve:
Delgacioni i BE në Shqipëri
Partneri kryesor:
IBF Impact
Përshkrimi i detajuar i projektit:
Qëllimi i përgjithshëm është të mbështesë Shqipërinë në reformën e saj të Menaxhimit të Financave Publike (PFM) përmes realizimit të një vlerësimi PEFA.
Objektivat specifike janë:
- Të finalizohet një koncept-dokument PEFA në përputhje me kërkesat e PEFA-s.
- Të sigurohet ngritje e mjaftueshme kapacitetesh për stafin e Qeverisë së Shqipërisë mbi metodologjinë PEFA.
- Të mbështetet ngritja e strukturave të përshtatshme të menaxhimit dhe “peer review” për procesin PEFA.
- Të realizohet vlerësimi PEFA në përputhje me kërkesat e PEFA-s dhe dispozitat specifike të parashikuara në koncept-dokument.
- Të sigurohet shpërndarja dhe komunikimi i duhur i rezultateve të PEFA-s.