Studim: Vlerësim mbi kapacitetin e Organizatave Rinore në Shqipëri në njohjen dhe përfitimin e Programeve të Bashkimit Evropian

Shqipëria, prej vitesh është e përfshirë në procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian, i cili përbën një nga qëllimet më të rëndësishme për vendin.  Pavarësisht rëndësisë strategjike përfshirja dhe roli i organizatave rinore dhe të rinjve në këtë proces nuk është ende aq i dukshëm siç kërkohet nga BE dhe politikat e miratuara nga institucionet e saj.

Nisur nga kjo domosdoshmëri organizata “Europartners Development” në bashkëpunim me organizatën “Zëri Qytetar”, Lushnjë dhe Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës kanë përgatitur studimin “Vlerësim mbi kapacitetin e Organizatave Rinore në Shqipëri në njohjen dhe përfitimin e programeve të Bashkimit Europian”. 

Studimi pasqyron nevojat e organizatave rinore dhe punës së tyre me të rinjtë, dhe se si angazhimi i tyre ndërlidhet me përfitimet nga programet e Bashkimit Evropian. Ai hedh dritë në nevojat dhe kërkesat e tyre duke theksuar përparësi që kanë lidhje me punën e tyre të përditshme

Studimi është realizuar në kuadër të Projektit “Albanian Youth for EU Integration” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjeni këtu studimin: https://europartners.al/sites/default/files/Studimi-Anglisht-Shqip.zip