Pergatitja e Termave te References dhe Specifikimeve Teknike ne fushen e Reformes se Administrates Publike dhe Financave Publike

Vendi: 
Macedonia
Kategoria: 
Qeverisje e Mirë
Data e fillimit: 
March 2018
Data e përfundimit: 
December 2018
Agjencia e donatorëve: 
EU
Partneri kryesor: 
IBFConsulting International
Staf: 
2
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Objektivi global eshte te kontribuoje ne rregullsine dhe konformitetin me Udhezuesin Praktik per procedurat e kontrates per veprimet e jashtme te BE-se, tenderimin e asistences se IPA-s, me synim rritjen e impaktit dhe eficiences se fondeve te BE ne fushat e PAR dhe PFM.
Objektivi specifik I kesaj detyre eshte te siguroje ekspertize te pavaruar per tenderimin e kontratave te financuara nga IPA. Kjo perfshin pergatitjen dhe/ose rishikimin e dosjeve te tenderit, ne vecanti termat e references dhe specifikimet teknike, per sherbimet dhe projektet e ofruara ne sektoret e PAR dhe PFM, per tu financuar nga programet IPA 2017 dhe IPA 2018.

Kontraktori, bazuar ne kerkesat specifike paraqitur nga Delegacioni Evropian ne Shkup qe vepron si autoriteti kontraktues I kesaj kontrate, do te:

  • Pergatite dhe/ose rishikoje specifikimet teknike te kontrates ne bashkepunim me autoritetet kombetare dhe Delegacionin Evropian. Kontraktori do te verifikoje specifikimet teknike per kontratat e furnizimit dhe per mbikqyrjen e tregjeve (buxhetet). Gjate ekzekutimit te ketyre detyrave, kontraktori mund te ftohet per te marre pjese ne takime me stafin e EUD, institucionet perfituese ose palet e interesuara te tjera te projektit.
  • Pergatite dhe/ose rishikoje termat e references per kontratat e sherbimeve ne bashkepunim me autoritetet kombetare dhe Delegacionin Evropian. Gjate kryerjes se ketyre detyrave, kontraktori mund te ftohet te marre pjese ne takime me stafin e EUD, institucionet perfituese dhe palet e tjera te interesuara te projektit.