Percaktimi I kostove te mosinvestimit ne arsim ne Shqiperi

Vendi: 
Albania
Kategoria: 
Zhvillim Social
Data e fillimit: 
01-05-2016
Data e përfundimit: 
28-12-2017
Agjencia e donatorëve: 
UNICEF
Partneri kryesor: 
EuroPartners Development
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Objektivi I pergjithshem I detyres eshte qe te siguroje nje vleresim te kostove te pergjithshme te mosivenstimit ne arsimim ne Shqiperi, duke adresuar jo vetem boshlleqet  financiare dhe kufizimet por gjithashtu dhe faktoret e lidhur me te, si norma e larte e braktisjes  se shkolles, performanca e dobet e cilesise mesimore dhe kontributi I dobet ne krijimin e kushteve dhe ndertesave me te mira per kete fushe, ne shtetin tone. Per kete arsye, ajo do te tentoje te siguroje fakte qe nivele me te larta te investimeve ne arsimim (cka nenkupton nje rritje te buxhetit per arsimin deri ne 5% te PBB-se) cka rezulton ne norme me te ulet te braktisjes se shkolles dhe rezultate mesimore me te larta, qe drejtojne tek nje kapital njerezor me te zhvilluar per  vendin. Kjo deshmi do te kushtoje ne terma financiare per periudhen afatmesme dhe afatgjate (5-10 vite)

Llojet e sherbimeve qe ofrohen:

  • Rishikim I studimeve te ngjashme te kryer per identifikimin e kostove per mosinvestimin ne arsimim; Investime ne arsim (te shprehura si perqindje ndaj PBB dhe buxhetit ne dispozicion nga shteti); Shkalla e braktisjes se shkolles me heret, shkalla  e femijeve qe nuk arsimohen, rezultatet PVSI 2012 ne Shqiperi, rajon dhe shtetet e OECD dhe Vleresimin Kombetar per rezultatet e femijeve 2015.
  • Analiza e pabarazise (identifikimi I grupeve socio-ekonomike te krijuar nga individet qe e braktisin heret shkollen dhe ata qe lihen jashte saj)
  • Analiza e incidences se perfitimit (bazuar ne pabarazi ne aspektin e arritjeve te arsimit dhe kostove te njesive publike te niveleve te ndryshme te arsimit, duke vleresuar se cilat jane ndryshimet ndermjet grupeve socio-ekonomike per sa I perket konsumit te burimeve te arsimit publik)
  • Analiza mkroekonomike, duke agreguar deficitin e vleresuara te produktivitetit te individeve qe priten te mos e kryejne arsimin e detyrueshem. Bazuar ne vleresimet e pagave dhe normen e braktisjes heret  te shkolles si dhe normen e atyre qe mbeten jashte arsimit (OOSC) llogaritur nga Instituti I Statistikave te UNESCO-s, studimi siguron nje vleresim  te zgjerimit te PBB-se se Shqiperise brenda nje dekade, me kusht qe te kryhet arsimi I detyrueshem per individet perpara se te behen pjese e krahut te punes.
  • Vleresimi makroekonomik bazuar ne regresionet nderkufitare nga grupet e te dhenave te disponueshme qe vleresojne lidhjen ndermjet arsimit kombetar dhe PBB-se per fryme. Shkalla e regjistrimit/perfundimit  dhe PBB per fryme ne vendet e BE-s dhe shtetet fqinje do te mblidhen bashke duke u krahasuar me ate te Shqiperise ne menyre qe te behet nje analize krahasuese e Shqiperise kundrejt standardeve nderkombetare dhe rajonale.