Digital Jobs Albania

Vendi: 
Shqipëri
Kategoria: 
Zhvillimi Ekonomik dhe Rajonal
Zhvillim Social
Inovacioni
Data e fillimit: 
06.2021
Data e përfundimit: 
12.2022
Agjencia e donatorëve: 
World Bank
Partneri kryesor: 
Learnio (Denmark)
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Digital Jobs Albania” ishte një nismë e Bankës Botërore e zbatuar nga Learnio dhe EuroPartners me synimin për të ndihmuar gratë në Shqipëri që të kenë akses më të mirë në mundësitë e punës online dhe të mund të lidhen me ekonominë globale. Projekti ofroi trajnime intensive 3-mujore online në aftësit dixhitale, për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i fuqizuar ato për të punuar freelance në fushat e i) Dizajnit Grafik, ii) Zhvillimin e Ueb-it dhe iii) Marketingun Dixhital. 

Veprimtaritë kryesore të projektit dhe produktet:

  • Dizenjimi dhe zbatimi i një fushate marketingu për të tërhequr aplikantët e programit të trajnimit (Mbi 4000 aplikantë të gjeneruar)
  • Projektimi dhe zbatimi i një procesi efektiv përzgjedhjeje për të identifikuar finalistët që do të froheshin për të përfituar nga programi i trajnimit (Mbi 1000 të ftuar në program)
  • Hartimi dhe zbatimi i një programi trajnimi online për pjesëmarrësit e programit (500 studentë të trajnuar)
  • Projektimi dhe zbatimi i një programi udhëzimi dhe mentorimi për punë: Pas përfundimit të ciklit të trajnimit, programi shoqëroi pjesëmarrësit e certifikuar të programit në përfundimin e të paktën një detyre-punë të marrë përsipër si Freelancer në platformat e punës Freelance online (si Fiverr, Upwork, etj), duke përfshirë seancat e mentorimit kokë më kokë . (Nga 500 kursantë, 270+ u certifikuan me sukses dhe 100+ prej tyre gjetën një punë/projekt të pavarur përpara përfundimit të programit të trajnimit)
  • Mbështetja në përgatitjen e një raporti pilot të vlerësimit të ndikimit ku i gjithë grupi i kandidatëve të kualifikuar u anketua në lidhje me rezultatet e tregut të punës. Sondazhi ndihmoi në përgatitjen e një raporti të vlerësimit të ndikimit të projektit, duke përfshirë një përmbledhje të rezultateve të anketës, një analizë kosto-përfitimi, një vlerësim të arritjeve të programit dhe mësimet e nxjerra për iniciativa të ngjashme në të ardhmen.