NJOFTIM - Shtyhet afati i thirrjes për shpreje interesi (Bashkia Elbasan) – Projekti: Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore
Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është data 16.09.2024
Europartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNICEF Albania, kërkon të kontraktojë shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
- Rikonstruksioni i Shkollës Dhaskal Todri;
- Rikonstruksioni i Shkollës Ahmet Dakli;
- Rikonstruksioni i Shkollës Sulë Misri;
- Rikonstruksioni i Shkollës Shushicë;
- Rikonstruksioni i Shkollës Vasil Kamami;
- Rikonstruksioni i Shkollës Anastas Çakalli;
- Rikonstruksioni i Shkollës Abdyl Paralloi.
Të gjithë palët e interesuara mund të paraqesin ofertat e tyre sipas kërkesave të kësaj thirrjeje deri në orën 17:00 të datës 16.09.2024. Të gjitha ofertat e ardhura pas kësaj date nuk do të merren në konsideratë.
Attachment | Size |
---|---|
![]() | 156.86 KB |
![]() | 568.97 KB |
![]() | 6.79 MB |
![]() | 4.17 MB |
Publication Date:
Tuesday, September 10, 2024