Konsulenca mbi zbatimin e reformave për aksesin ndaj informacionit në Shqipëri

Vendi: 
Shqiperi
Kategoria: 
Qeverisje e Mirë
Data e fillimit: 
15-08-2010
Data e përfundimit: 
15-04-2011
Agjencia e donatorëve: 
World Bank
Partneri kryesor: 
Europartners
Staf: 
1
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Një akses ndaj informacionit – themeluar nga Governance Partnership Facility/Banka Botërore – është propozuar që të ndërmarrë një analizë krahasuese të zbatimit të legjislacionit të Aksesit ndaj informacionit në disa shtete me kapacitete dhe mjete institucionale të ndryshme.

Çështjet kryesore të analizës:

  • Dokumentimi i eksperiencës së reformave ATI në mjedise të ndryshme të shteteve të ndryshme – regjistrimi i zbatimit dhe roli në përmirësimin e përgjegjshmërisë
  • Hetimi i ndikimit të palëve të interesuara, institucioneve, dhe niveleve të kapaciteteve mbi efektivitetin e të cilit reformat zbatohen, veçanërisht nëse dimensionet institucionale ose çështjet e kapacitetit kanë një influencë më të dukshme mbi efektivitetin e të cilit reformat e ATI janë zbatuar në mjedise të ndryshme; dhe
  • Hulumtimi i provave ekzistuese për diferencën që zbatimi i ATI po bën për të zgjeruar aksesin ndaj informacionit – efektivitetin e ligjeve ATI në rritjen e transparencës dhe aksesit ndaj informacionit nga qytetarët dhe llogaridhënien e zyrtareve publike.

Llojet e shërbimeve që ofrohen:

  • Analizë e thellë e politikave të aksesit të informacionit, sistemeve, inputeve dhe proceseve në agjencitë publike (departamentet, ministritë ose agjencitë)
  • Analiza e aktorëve, institucioneve dhe kapaciteteve që kushtëzuan zbatimin e politikave të ATI në secilin sektor
  • Analizën e rolit të secilit aktor në këta sektorë -  si grupet e shoqërisë civile që shërbejne si ofrues të shërbimeve, etj., dhe nëse ata luajnë një rol në mënyren se si aksesi ndaj informacionit zbatohet në këta sektorë
  • Impakti i zbatimit të reformave të aksesit ndaj informacionit në secilin sektor dhe proceset administrative të secilës agjenci