IPA: 2024 MONITORING: Vlerësimi i Shqipërisë në fushat: Qeverisja shumënivelëshe, Menaxhimi i Financave Publike dhe Prokurimi Publik
Qëllimi i përgjithshëm është të sigurohet informacion sa më i plotë i jetë e mundur mbi situatën e administratës publike në Shqipëri, në përputhje me Parimet e Administratës Publike.
Vlerësimi i Shqipërisë në fushat: qeverisja shumënivelëshe, menaxhimi i financave publike dhe prokurimi publik synon të:
(i) Identifikojë dhe ngarkojë dokumentet publikisht të disponueshme dhe të fusë në sistemin online PAR.IS të dhënat dhe statistikat e kërkuara nga SIGMA (paraplotësim);
(ii) Hartojë një listë të legjislacionit, akteve nënligjore dhe politikave të nevojshme për vlerësimin dhe të identifikojë ato që (a) janë ndryshuar pas vlerësimit të fundit në vitin 2021 dhe (b) nuk kanë pësuar ndryshime që prej atij vlerësimi;
(iii) Asistojë administratën në sigurimin e të dhënave të nevojshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të SIGMA-s.