Forcimi i menaxhimit të financave publike të pushtetit vendor në Shqipëri (Faza 1)
Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit financiar vendor (PFM) në Shqipëri për të mundësuar disiplinën financiare, përdorimin efikas të burimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë në ofrimin e shërbimeve nga pushteti vendor. Për këtë qëllim, projekti po mbështet të 61 bashkitë në Shqipëri dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MoFE) për të zhvilluar dhe zbatuar procese kyçe të PFM për një mbledhje më efikase të të ardhurave, formulimin e buxhetit, ekzekutimin dhe monitorimin, si dhe kontrollin dhe auditin e brendshëm.
KOMPONENTI 1: MBËSHTETJE PËR BASHKITË NË PËRMIRËSIMIN E KAPACITETEVE DHE SISTEMEVE TË TYRE TË PFM.
Ky projekt do të mbështesë bashkitë në tre grupe tematike:
(iv) Planifikimi strategjik dhe menaxhimi i buxhetit: Bashkitë kanë hapësirë të kufizuar për zgjedhjen e alokimit të burimeve financiare dhe shumë pak mjete me të cilat të mund të ndjekin prioritetet e tyre të shpenzimeve të formuluara në nivel lokal, si dhe t'i përshtasin ato sipas prioriteteve kombëtare.
(v) Menaxhimi i të ardhurave: Mobilizimi i të ardhurave lokale është i ndërmjetësuar me mangësi serioze organizative dhe institucionale, të cilat nuk janë trajtuar si duhet në bashki prej dekadash.
(vi) Kontrolli I brendshëm, auditimi I brendshëmn, raportimi financiar: Për këtëgrupim, sfidat kryesore të identifikuara në nivelin vendor përfshijnë mangësitë në ambientin e kontrollit, sistemet e dobëta të menaxhimit të riskut, funksionimin e dobët të auditit të brendshëm, regjistrimin dhe raportimin financiar ende të bazuar në letër pa konsistencë dhe pa eficencë.
KOMPONENTI 2: FORCIMI I SHKËMBIMIT TË NJOHURIVE MES BASHKIVE
Ky komponent synon të forcojë shkëmbimin e njohurive mes bashkive në pikat e mësipërme. Në bashkëpunim me ofruesit vendorë të trajnimit për shërbimin publik, projekti themelon një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe nismat e të mësuarit reciprok, me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të qëndrueshme mes bashkive në çështjet e lidhura me PFM. Projekti do të mbështesë krijimin e një platforme funksionale, ku praktikat e mira të vendosura në disa bashki – përmes këtij projekti dhe projekteve të tjera të donatorëve – mund të shpërndahen më efikasitet përtej përfituesve direktë. Ky veprim mund të nxisë një konsistencë më të lartë në zbatimin e rregullave dhe procedurave mes bashkive.
KOMPONENTI 3: FORCIMI I KAPACITETEVE TË MoFE PËR TRAJTIMIN E PFM NË NJËSITË VENDORE
Komponenti i tretë synon të mbështesë MoFE në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë në menaxhimin e procesit të PFM vendor. Ekipi i projektit ofron konsulencë për departamentet e ndryshme të MoFE për zhvillimin e mjeteve dhe procedurave për monitorimin e zbatimit të Ligjit të ri për Financat Lokale dhe për të siguruar shkëmbimin e mjaftueshëm të informacionit me bashkitë. Interesi kryesor i MoFE është të sigurojë një zbatim konsistent të rregullave dhe procedurave të PFM vendore në të gjitha bashkitë. Ndërsa Ligji i ri për Financat Lokale ofron bazën, MoFE ka nevojë për mjete dhe procedura për të monitoruar zbatimin dhe për të siguruar një shkëmbim të mjaftueshëm të informacionit me bashkitë.