Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore

Vendi: 
Shqipëri
Kategoria: 
Qeverisje e Mirë
Zhvillim Social
Data e fillimit: 
04/2024
Data e përfundimit: 
12/2024
Agjencia e donatorëve: 
USAID
Partneri kryesor: 
UNICEF
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë një aplikim transparent dhe të bazuar në nevojat e nxënësve dhe komunitetit, për infrastrukturën shkollore për grantet konkurruese të qeverisë në gjashtë bashki: Roskovec, Korçë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër dhe Lezhë (këtu e tutje referuar si gjashtë bashkitë).

Objektivat Specifikë përfshijnë:

  • Forcimin e kapaciteteve në gjashtë bashkitë drejt aplikimeve efektive dhe transparente për grantet e infrastrukturës shkollore, duke rritur kapacitetet e planifikimit dhe aplikimit në bashki në përputhje me kërkesat e qeverisë për aplikime konkurruese për infrastrukturën shkollore.
  • Sigurimi që proceset transparente, të drejta dhe gjithëpërfshirëse të jenë të përcaktuara, të funksionojnë dhe të përdoren në zhvillimin e aplikimeve për grantet e infrastrukturës shkollore.
  • Ofrimi i një dokumentacioni gjithëpërfshirës mbi rezultatet dhe praktikat e projektit për të siguruar qëndrueshmërinë e tij.

Ndërhyrjet e planifikuara do të ofrojnë asistencë teknike për njësitë e qeverisjes vendore (NJQV-të) për të adresuar këto pengesa dhe për të forcuar kapacitetet e tyre për të planifikuar më mirë për rindërtimin ose rehabilitimin e infrastrukturës shkollore. 

Rezultatet kryesore të kësaj ndërhyrjeje do të përkthehen në plane të qëndrueshme dhe ekipe lokale më të afta që përgjigjen ndaj nevojave për përmirësime infrastrukturore. Bazuar në standardet e rindërtimit të shkollave (Vendimi Nr. 319, datë 12.4.2017 për Miratimin e standardeve për infrastrukturën e shkollave) dhe politika të tjera në fuqi, ndërhyrja do të sjellë inovacion në planifikim në mënyrë transparente, efikase dhe të drejtë.