Vleresim i Pergjithshem i Kornizes Anti-Korrupsion ne Shqiperi (ACFA)

Vendi: 
Albania
Kategoria: 
Demokratizimi
Data e fillimit: 
15-03-2014
Data e përfundimit: 
14-03-2015
Agjencia e donatorëve: 
EU
Partneri kryesor: 
Humelica Consulting International
Staf: 
2
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Objektivi I pergjithshem I ketij projekti eshte qe te zhvilloje nje analize te hendekut te kornizes anti-korrupsion ne Shqiperi, ne menyre qe te pergatitet me mire per anetaresimin ne BE, dhe te hedhe bazat per nje sistem te permiresuar antikorruptiv dhe politika e nderhyrje me efektive.

Objektivat specifike:

  • Identifikimi I mangesive brenda kornizes ligjore dhe institucionale te antikorrupsionit ne Shqiperi
  • Identfikimi I mangesive referuar eficiences se hetimeve
  • Identifikimi I masave per te permiresuar performancen e trupave ligjore, Inspektoriati I larte I deklarimeve dhe Kontrollit te Pasurive dhe institucioneve te tjera
  • Idenfikimi I mekanizmave per te permiresuar bashkepunimin ndermjet organeve te zbatimit te ligjit, Inspektoriati I larte I deklarimeve dhe Kontrollit te Pasurive dhe institucioneve te tjera
  • Identifikimi I masave per te permiresuar cilesine e statistikave ne fushen e antikorrupionit

Llojet e sherbimeve qe ofrohen:

  • Nje analize e thelle e legjislatures antikorruptive (duke perfshire legjislacionin per financimin e partive politike, dispozitat antikorruptive ne zonat e ndjeshme, regjimet imunitare, aksesi ndaj informacionit, nder te tjera)
  • Vleresimi I institucioneve te perfshira ne aktivitetet antikorruptive, lidhur me pozicionin statutor, mandatet dhe rregullat e procedurave; burimet (trajnime dhe aftesime cilesore dhe sasiore te stafit); pavaresi, mekanizma bashkepunimi me institucione te tjera bashkepunimi; procedura raportuese statistikore; audit I brendshem dhe I jashtem; mekanizma te mbikeqyrjes; transparence dhe pergjegjesi administrative; menaxhimi I buxhetit te institucioneve; rezultatet ne punen e tyre (numri I rasteve te raportuara dhe/ose hetimet dhe/ose denimet)
  • Vleresimet e rrjedhes te rasteve te korrupsionit qe vijne nga ankesat e qytetareve