Rritja e transparences dhe informacionit ne ofrimin e sherbimeve te Qeverisjes Vendore ne Vlore dhe Kukes
Synimi I projektit eshte qe te influencoje ne rritjen e mireqenies se qytetareve te Kukesit dhe Vlores si nje rezultat I permiresimit te cilesise dhe transparences ne termat e ofrimit te sherbimeve publike nga institucionet e qeverise lokale.
Per te rritur rolin e publikut te gjere, vecanerisht te shoqerise civile nepermjet monitorimit te ofrimit te sherbimeve, eshte e rendesishme ne permiresimin e cilesise dhe transparences se sherbimeve publike – vecanerisht ne nivelin e Qeverise lokale.
Ne menyre qe te vleresoje perceptimin e publikut ne lidhje me transperencen e sherbimeve qe ofrohen nga institucionet e qeverise lokale, qasja e Kartes e Raportit te Qytetareve (KRP) do te perdoret per te evidentuar opinionin e qytetareve me qellim transparencen dhe cilesine e performances te institucioneve publike.
Keshtu, projekti do te bazohet ne 2 shtylla kryesore:
(i) Vleresimi I perceptimit te publikut ne lidhje me transparencen dhe informacionin per sherbimet e ofruara nga institucionet e qeverise lokale;
(ii) pergatitja e raportit me te dhena qe dalin nga aplikimi I metodes se Kartes se Raportimit te Qytetareve dhe shperndarjes se rezultateve, bashke me aktivitetet ndergjegjesuese me shoqerine civile dhe qeverine lokale.
Projekti do te kete nje kohezgjatje prej 10 muajsh. Ai do te zbatohet bazuar ne eksperiencen e suksesshme fituar ne rajonet e Vlores dhe Kukesit me metodologjine e Kartes Se Raportimit te Qytetareve, zbatuar nga Europartners Development dhe financuar nga EUD ne Shqiperi.
Objektivat specifike:
- Ndihma ne rritjen e transparences dhe qasjes se publikut, komunitetit dhe organizatave joqeveritare ne monitorimin e cilesise se ofrimit te sherbimeve publike dhe pjesemarrjen e tyre efektive ne procesin e vendimmarjes.
- Rritja e kapacitetit te bashkive te Vlores dhe Kukesit ne lidhje me komunikimin dhe te qenurit me I pergjegjshem ndaj qytetareve ne ofrimin e sherbimeve nga qeveria lokale.
- Zhvillimi I mekanizmave qe do te lehtesojne qarkullimin e informacionit ne nivel lokal lidhur me sherbimet e ofruara nga ZRPP-te.
Rezultatet e pritshme:
- nivel me I larte I informacionit dhe vetedijes se qytetareve dhe publikut te gjere ne lidhje me transparencen dhe cilesine e sherbimeve publike
- kapacitete me te larta te shoqerise civile dhe komuniteteve lokale per tu informuar dhe angazhuar me procesin e vendimmarrjes dhe monitorimin ne menyre efektive te sherbimeve publike ne nivel lokal (sigurimi I llogaridhenies se institucioneve)
- permiresimi I kapaciteteve te institucioneve qeveritare lokale per te marre dhe shfrytezuar reagimet nga perdoruesit e sherbimeve dhe per te shperndare informacionin e nevojshem (per te siguruar nje transparence me te larte)
- zgjerimi I mundesive per aksesin e qytetareve ndaj informacionit, vendimmarrjes publike (nepermjet shperndarjes se informacionit, publikimeve, diskutimeve ne TV); dhe monitorimin e procesit te ofrimit te sherbimeve nga bashkite per ZRPP-te.