Inkurajimi i metejshem i Transparences, Aksesit te Publikut ne Informacion ne nivel Lokal

Vendi: 
Albania
Kategoria: 
Demokratizimi
Data e fillimit: 
01-10-2008
Data e përfundimit: 
30-09-2010
Agjencia e donatorëve: 
EU
Partneri kryesor: 
EuroPartners Development
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Objektivi kryesor i ketij projekti eshte qe te inkurajoje zhvillimin me tej te pergjegjshmerise, transparences, dhe reagimit te klientit ne ofrimin e sherbimeve publike ne Shqiperi duke perdorur zerin e qytetareve dhe forcuar rolin e tyre ne monitorimin e sherbimeve. Permiresimi i ofrimit te sherbimeve publike eshte celesi kryesor per strategjine e cdo qeverie dhe duhet te jete nje parim baze per cdo agjenci publike dhe autoritet lokal. Projekti ka zgjedhur dy nivele te sherbimeve qe ofrohen nga dy institucione te ndryshme por qe te dyja jane ne sherbim te komunitetit: (i) sherbimet e ofruara nga bashkite dhe menyra se si informacioni mbi keto sherbime shperndahet tek qytetaret (ii) sherbimet ofrohen nga zyrat e ZRPP-se ne nivel lokal. Projekti do te kontribuoje drejt zgjerimit te perpjekjeve te qeverisjes se mire ndaj nivelit lokal, duke permiresuar transparencen dhe cilesine e ofrimit te sherbimeve publike tek qytetaret. Projekti do te kete nje kohezgjatje prej 12 muajsh.

Ai do te fokusohet ne mbeshtetjen e bashkive dhe ZRPP-ve te Korces, Fierit dhe Shkodres per te permiresuar rrjedhen e informacionit duke adresuar te dyja anet e informacionit dhe qytetari te qeveria nepermjet krijimit te nje Karte Raportimi per Qytetaret (KRQ).

Objektivat e projektit do te jene:

  • Rritja e aksesit te paleve te interesuara ne monitorimin e ofrimit te sherbimeve publike, dhe pjesemarrja efikase ne proceset e vendimmarrjes
  • Rritja e kapaciteteve per bashkite e Korces, Fierit dhe Shkodres per te komunikuar dhe qene me te pergjegjshem ndaj qytetareve te tyre ne lidhje me ofrimin e sherbimeve publike nga qeveria lokale
  • Zhvillimi i mekanizmave qe lehtesojne permiresimin e rrjedhes se informacionit ne nivel lokal lidhur me sherbimet e ZRPP-se.

Projekti do te inkurajoje nje mirekuptim me te gjere te shkaqeve kryesore dhe do te inkurajoje transparence te metejshme, akses te publikut ndaj informacionit dhe pjesemarrjen e qytetareve ne dialogun demokratik. Ai gjithashtu do te promovoje dhe ngreje nivelin e pergjegjshmerise te administrimit ne nivel lokal.

Rezultatet e pritshme:

Aktivitetet e propozuara per projektin do te kontribuojne ne permiresimin e ofrimit te sherbimeve publike ne nivel lokal dhe do te rrisin pergjegjesine e njesive te qeverisjes vendore dhe degeve te agjencive lokale.

Rezultatet e ndermjetme drejt ketij objektivi pritet te jene:

  • rritja e kapacitetit te organizatave te shoqerise civile dhe me gjere, ne komunitet dhe qytetareve per te informuar veten e tyre ne lidhje me vendimmarrjen dhe monitorimin e sherbimeve publike ne nivel lokal (sigurimi I pergjegjesise)
  • rritja e kapaciteteve per agjencite lokale per marrjen dhe perdorimin e reagimeve te perdoruesve – dhe shperndarja e informacionit te rendesishem (sigurimi I transparences)
  • mundesi me te medha per qytetaret per te aksesuar informacionin dhe vendimmarrjen publike (nepermjet shperndarjes se informacionit); dhe
  • te dhena mbi performancen aktuale dhe te perceptuar te cilesise se sherbimeve publike nga bashkia dhe ZRPP

Shpresohet se nje vezhgim i ngushte dhe perdorimi I rezultateve te KRQ do te coje ne nje matje progressive me te mire te efektivitetit te ofrimit te sherbimeve ne nivel lokal. Ende, ka per te mesuar nga informacioni ne raportin fillestar rreth potencialit te ketij mjeti per te permiresuar ofrimin e sherbimit publik dhe pergjegjesine ndaj klienteve. Deri me sot, pyetesori po pergatitet, jane zgjedhur partneret lokale dhe nje numer trajnimesh jane parashikuar per te pergatitur shperndarjen e informacionit dhe grumbullimin e te dhenave.