Eko-Sistemi i Inovacionit ne zonen BNK (CBC INNOV8)
Ky projekt konsiston ne krijimin e infrastruktures mbeshtetese te inovacionit per transferimin e teknologjive te njohurive tek sipermarrjet e reja dhe ndermarrjet e vogla dhe te mesme ne zonat BNK ndermjet Republikes se Maqedonise dhe Republikes se Shqiperise. Qellimi kryesor I veprimeve te propozuara eshte qe te ndihmoje ne krijimin, brenda kontekstit ekzistues arsimor dhe te biznesit, nje eko-sistem inovativ BNK per NMV-te dhe sipermarrjet e reja duke: Forcuar kapacitetet per palet kryesore ne avancimin e konkurrences dhe njohurite ne zonen e BNK. Rritja e bashkepunimit nder-sektorial ndermjet NMV-ve dhe sipermarrjeve te reja duke u fokusuar ne zbatueshmerine dhe ofrimin e mundesive te tashme dhe te ardhshme te bizneseve per sipermarrje te perbashketa dhe ofrimin e sherbimeve te perhershme. Duke patur ne fokus perfshirjen e eko-sistemit te inovacionit nga zonat kombetare ne zonat e BNK. Ky projekt do te zgjase 28 muaj nga 01/01/2018 – 30/04/2021 dhe do te zbatohet nga organizatat respektive si me poshte: Fokus grupet e projektit perfshijne: universitetet, qendrat kerkimore, institucionet arsimore si nivel I pare: sipermarrjet e reja ne zonat BNK si nivel I dyte I fokus grupeve; dhe autoritetet rajonale, bashkite e zonave ku ky projekt do te zbatohet, dhomat e tregtise dhe perfaqesuesit e bizneseve vendore. Grupi I fundit konsiderohet si grupi I trete I fokusit. Ky projekt eshte financuar nga Komisioni Evropian qe perfaqesohet nga Delegacioni I Bashkimit Evropian ne ish Republiken Jugosllave te Maqedonise. Rezultatet e parashikuara: 1. Identifikimi I boshlleqeve te njohurive ne lidhje me inovacionin dhe mundesite per te transferuar njohurite, teknologjite dhe inovacionet per sipermarrjet e reja dhe NMV-te ne zonat BNK. 2. Zhvillimi I nje platforme innovative nder-sektoriale BNK per transferimin e njohurive dhe teknologjive drejt sipermarrjeve te reja dhe NMV-ve. 3. Rritja e kapacitetit te paleve te interesuara per inovacionin e BNK per te organizuar nje sistem me 2 qendra inovacioni. 4. Konkurrenca ne rritje e sipermarrjeve te reja dhe NMV-ve ne zonen BNK.