Bashkite per ne Evrope
Objektivi i pergjithshem eshte qe te forcoje kapacitetet qeveritare te bashkive qe lidhen me BE dhe te siguroje per qytetaret dhe administratat vendore te Shqiperise informacione mbi BE, politikat e saj, programet dhe fondet. Qellimet e projektit jane si ne vijim: • Ndihma per bashkite e Shqiperise per te forcuar njohurite e tyre dhe kapacitetin qeveritar ne ceshtje qe lidhen me BE; • Te ndihmoje Agjencine per Mbeshtetjen e Qeverisjes Vendore dhe Shkollen SHqiptare te Administrates Publike ne funksionet e tyre perballe njesive te qeverisjes vendore per ceshtjet e lidhura me BE • Per te rritur me tej ndergjegjesimin mbi IPA (Instrumenti e Ndihmes se Para-Anetaresimit IPA) dhe fonde te tjera te BE te disponueshme per bashkite dhe qytetaret e Shqiperise, dhe rritja e kapaciteteve per te perfituar nepermjet trajnimeve mbi konceptimin, hartimin dhe aplikimin e projekteve; • Per te rritur me tej kapacitetin e bashkive per te marre, thithur dhe perhapur informacionin mbi BE ne nivel publik dhe administrativ, ne sinergji me palet e tjera te interesuara, ne vecanti Shtepia e Evropes dhe Vendet Anetare te BE; • Per te rritur me tej kapacitetin e bashkive per te mbledhur, nga administrata dhe publiku, informacion mbi proceset dhe reagime qe mund te permiresojne performancen ne ceshtje qe lidhen me BE dhe te informojne qeverine e Shqiperise, BE dhe partneret nderkombetare mbi programet dhe veprimet e ardhshme; Aktivitetet kryesore te ketij projekti lidhen me ofrimin e sherbimeve te meposhtme: - Asistenca ne 61 bashkite per te themeluar Njesite e Integrimit te BE dhe per te realizuar detyrat e tyre ne menyre efektive dhe eficiente – Asistenca e AMVV-se per te drejtuar ne menyre efektive procesin e angazhimit te bashkive ne procesin e integrimit evropian; - Sigurimi I informacionit mbi IPA dhe fonde e programe te tjera te disponueshme per Shqiperine dhe qytetaret: - 34 trajnime te organizuara ne menyren se si te perfitojme nga IPA dhe fonde te tjera te BE, mbi politikat e BE dhe Menaxhimin e Njesive te BE; - 10 module te mesuarit on-line do te perdoren gjeresisht per trajnimin e paleve te tjera te interesuara. – Mbeshtetja e Njesive te BE-se ne organizimin e aktiviteteve lokale: 423 evente te vogla te organizuara – Venia ne dispozicion e informacionit te BE nepermjet faqes se internetit www.bpe.al si dhe Mfe “BE ne qytetin tim” ne Facebook, - Prodhimi i 4 artikujve te MfE per komunikim te jashtem. – Mbeshtetja e Delegacionit Evropian ne zbatimin e aktiviteteve te informacionit dhe komunikimit, duke perfshire eventet dhe fushatat: 2 ture te organizuara me 120 aktivitete te hapura qe organizohen ne 61 bashkite – “Raporti i Progresit te Bashkive ne Procesin e Integrimit te BE, per vitet 2017,2018, 2019 qe ofrohen elektronikisht dhe ne 3000 kopje – 6 pamfleta me tema te ndryshme qe lidhen me rolin e NjQV ne procesin e integrimit ne BE, Zyren e BE, Migrimin e jashteligjshem etj. 15,000 kopje te prodhuara, duke perfshire shperndarjen elektronike = 5 Video TL = 600DP, Ekspertet Kryesore = 590 DP, Grupi i Eksperteve = 790 DP, Ekspertet e Menaxhimit te Eventeve 390 DP, 50 foles neper evente.